“Vorio Epiri, grek”, parulla nacionaliste në Bularat (FOTOLAJM)
Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas, kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste. “Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.
Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, ka ftuar të gjithë qytetarët grekë që kanë zgjedhur të vizitojnë Bularatin, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas, të demonstrojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e tij dhe ceremoninë e varrimit.
Siç shkruan gazeta greke “Kathimerini”, rreziku që gjatë ceremonisë t’i hidhet “benzinë zjarrit” ka shqetësuar Athinën zyrtare, çka edhe ka çuar në apelet për vetëpërmbajtje të Ministrisë së Jashtme greke.
Në pikën kufitare të Kakavijës, në të dyja anët e kufirit janë ushtruar kontrolle të rrepta dhe të imtësishme. Pjesë e tyre ka qënë edhe vetë drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Për shkak të tyre, radha e makinave në kufirin grek arrin deri në 3 kilometra.
KOHA JONË SONDAZH

