Vorpsi-Qefalia banorëve të Ibës: Në shtëpi me qera sa të marrim siguri

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia kanë zbarkuar sot në zonën e Ibës për të parë nga afër situatën e banorëve pas rrëshqitjes së dherave.

Vorpsi dhe Qefalia deklaruan se banorët nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre pa marrë garancinë për sigurinë. Sipas tyre, ata do të strehohen në banesa me qera, kosto që do të mbulohet nga kontraktori.

“Nga sot ka nisur punën grupi i verifikimit të dëmeve në Ibë. Banorëve do t’u paguhet qiraja e shtëpisë deri në zgjidhje. Banorët në shtëpi, pasi të garantohet që nuk do ketë më probleme” tha Vorpsi.

Nga ana tjetër, vetë banorët deklaruan se janë në pritje të zgjidhjes së situatës për strehimin e tyre.

Sipas konkluzioneve të grupit të ekspertëve që shqyrtoi situatën në zonë pas rrëshqitjeve masive të dherave që bllokuan rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrëzikuan 30 familje, Iba nuk është akoma një zonë e sigurtë pasi rrëshqitjet e dherave mund të vijojnë.

Në këtë situate, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se rruga do të mbetet e bllokuar ndërsa familjet e prekura nga rrëshqitjet do të mbeten të evakuara.

SHKARKO APP