Vorpsi takim me drejtuesit: Të përcaktohet brezi i sigurisë në plazhin e Kavajës

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi zhvilloi një takim me drejtuesit e sigurisë publike të Qarkut, si dhe ARRSH-së, të cilëve u kërkoi mbikëqyrje më të madhe të zonave të populluara, ku ka potencial kriminal.

Prefekti Vorpsi kërkoi raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore, dhe përcaktimin e brezit të sigurisë në plazhe, për të shmangur incidentet me mjetet ujore.

“Duhet bashkëpunim dhe raportim periodik për sigurinë. Mbikëqyrje zonave të populluara ku ka potencial kriminal. Të përcaktohet brezi i sigurisë në plazhet e Kavajës. Raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore”, deklaroi prefekti Vorpsi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?