Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vota e diasporës, DHL: Procesi u realizua 92%, i pakompromentueshëm nga interesi financiar dhe politik

Aktualitet E hënë, 2 Qershor 2025 20:21
Vota e diasporës, DHL: Procesi u realizua 92%, i pakompromentueshëm nga interesi financiar dhe politik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me operacionin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit. Ajo e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm në 85 vende të botës, duke dhënë edhe shifrat. KQZ e kritikoi zgjedhjen e kompanisë që caktoi nënkontraktor, por kompania njoftoi sot se “nën moton “Connecting People, Improving Lives”, ka përfunduar me sukses të plotë operacionin e dërgimit dhe kthimit të votave të diasporës shqiptare në 85 shtete të botës” dhe sipas protokollit e kushteve kontraktuale.

Kompania shpjegon se janë bërë 245704 dërgesa dhe janë kthyer në KQZ 201586 vota, me një përqindje rezlizimi 82%. Kurse dërgesat e dorëzuara me sukses sipas saj janë 227914 vota, ose 92,76%. “DHL Albania, si pjesë e rrjetit global DHL me prani në më shumë se 220 vende, realizoi këtë projekt kompleks në një afat rekord, duke garantuar procesimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore me saktësi, siguri dhe transparencë të plotë. Për këtë qëllim, u aktivizua një avion i dedikuar që operoi çdo ditë deri në afatin e fundit të vendosur nga KQZ (19:00, 11 Maj 2025)”, thuhet në njoftim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu sqarohet se procesi u monitorua në kohë reale nga Qendra e Kontrollit të Cilësisë për Europën (QCC Europe) në Gjermani, të kryesuar direkt nga Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Cilësisë duke siguruar përputhshmërinë me standartet më të larta. Në lidhje me vështirësitë apo dyshimet e ngritura për votat e diasporës, sidomos pas ankimimeve të PD-së, kompania iu përgjigj: “Sfidat e mëdha –nga kufizimet kohore deri te kompleksiteti gjeografik dhe problematikave në cilësinë e të dhënave në dispozicion – u tejkaluan me profesionalizëm, duke përdorur teknologjinë dhe infrastrukturën e përparuar të DHL. Integriteti i shërbimit të DHL është i padiskutueshëm dhe i pakompromentueshëm ndaj çdo interesi, financiar apo politik”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurse për kontratën, kompania këmbëngul se u zbatua me rigorozitet, madje nënvizon se ka marrë edhe vlerësime nga vëzhguesit politikë. “DHL realizoi projektin duke respektuar në mënyrë e përputhje të plotë çdo detyrim kontraktual me KQZ, zbatoi çdo protokoll në procese dhe procedura për dërgimin e fletëve të votimit në 85 shtete si dhe duke respektuar në të gjitha këto shtete protokollet e shpërndarjes së sigurt në adresat përkatëse. Transparenca, kontrolli dhe regjistrimi i proceseve dhe procedurave, vëzhgimi dhe krijimi i lehtësirave për vëzhguesit e subjekteve politike në Shqipëri ishte i plotë, i gjithanshëm dhe i mirëpritur. Jemi të lumtur që kemi marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë vëzhguesit e subjekteve politike pa përjashtim të cilët vëzhguan nga afër dhe pa ndërprerje proceset e përgatitjes së dërgesave, dërgimit të fletëve të votimit jashtë vendit dhe dorëzimin e votave në kthim”, thuhet në reagim.

Mund t'ju interesojë

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 13 minutash
Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 3 orësh

Në lidhje me pretendimet politike pas procesit të numërimit, teksa ka ankimime në KQZ dhe KAS, DHL deklaron se: “Çdo insinuatë për cenimin e integritetit të këtij projekti në botë dhe Shqipëri nga kushdoqoftë është i pavend dhe i papranueshëm. Ky projekt ishte reflektim i krenarisë dhe angazhimit të DHL-së në realizimin e qëllimit të saj për të lidhur njerëzit dhe përmirësuar jetët, duke siguruar që materialet zgjedhore të shkonin dhe të ktheheshin nga votuesit ne kohë, duke mbështetur kështu angazhimin demokratik të komunitetit shqiptar jashtë vendit”.

Drejtori i Përgjithshëm i DHL Albania, Qirjako Koçollari u shpreh: “Planifikimi, përgatitja e proceseve dhe procedurave, përgatitja e infrastrukturës specifike vetëm për këtë projekt, i cili përfshiu mbi 150 persona që punuan për të në Shqipëri, ishte një dëshmi e dedikimit dhe angazhimit për përsosmëri e ekipit shqiptar të DHL-së”.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i DHL për Europën Juglindore, Lefteris Samaras citoi se: “Jemi krenarë që kemi përfunduar me sukses projektin sfidues të transportimit të votave të diasporës shqiptare në 84 vende. Kjo arritje nuk ishte një përjashtim – ishte një dëshmi e pasionit dhe përsosmërisë që sjellim në gjithçka që bëjmë, çdo ditë!”.

Reagim pati edhe zv.presidenti i DHL Service Quality Europe, Roland Thomas. “Mundësia për t’i shërbyer çdo shteti sovran që zhvillon zgjedhje kombëtare është një privilegj. Ne e marrim këtë përgjegjësi me seriozitet dhe e menaxhojmë sfidën me diskrecion, sepse kjo përmbush qëllimin tonë për të lidhur njerëzit dhe për të përmirësuar jetët”, u shpreh ai.

Etiketat e lidhura

diaspora
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 11 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 11 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 13 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 18 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.