Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vota e emigrantëve, Gjiknuri: Është bërë infrastruktura, por nuk kanë treguar interes për të votuar

Aktualitet E martë, 30 Qershor 2020 21:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për Ora News, bashkëkryetari i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri tha janë ndërtuar softet dhe është bërë infrastruktura për të mundësuar votën e emigrantëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Gjiknurit, problemi është fakti që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk kanë treguar interes për të votuar.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Ai tha gjithashtu se mund të ketë një sensibilizim më të mirë nga ana e autoriteteve shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Damian Gjiknuri: ”Ligji në fuqi sot është një ligj që parashikon regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Janë ndërtuar softet, është bërë infrastruktura e plotë, janë bërë dhe trajnimet e nevojshme. Problemi është që vetë shtetasit shqiptarë nuk kanë treguar interes. Mbase mund të duhet një sensibilizim më i mirë nga ana e autoriteteve. Të injkurajojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, Itali, kudo që janë, të shkojnë të bëjnë aplikimin online sepse janë disa procedura. Duhet regjistruar adresa në fillim, sepse pasi regjistron adresën ti hiqesh nga lista e zgjedhësve, nuk del më në listën e zgjedhësve në Shqipëri. Kjo krijon një listë paralele, e cila është brenda regjistrit, pra brenda një baze të dhënash, gjeneron nga regjistri dhe mbasi ke bërë regjistrimin shpreh kërkesën për të marrë pjesë si votues.”

”E para ka të bëjë me Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme nuk ka lidhje me KQZ-në. Kjo është e drejta për tu regjistruar në sistemin e gjendjes civile si rezident në një shtet të huaj. E dyta është vullneti yt për të marrë pjesë në votime. Pasi shpreh vullnetin tënd, KQZ-ja do përcaktojë procedurat, si administrohet kjo e dhënë, si şohet zarfi, ku futet vota, cilat janë elementet e sigurisë, si shpërndahet, grumbullohet, si numërohet. Të gjitha këto elementë do të përcaktohen me një akt normativ të KQZ-së, i cili kërkon një konsensus nga anëtarët e rregullatorit.”

Dita e sotme (30 qershor) ka përkuar me hartimin e një drafti sa i përket reflektimit të ndryshimeve në reformën zgjedhore.

Bashkëkryetari i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, tha se nesër drafti do të shkojë zyrtarisht në sekretarinë e Kuvendit.

Damian Gjiknuri: ”Drafti sot përfundoi dhe zyrtarisht nesër do të ndodhet në sekretarinë e Kuvendit. Fatkeqësisht kjo përkoi me skadimin e afatit të komisionit për reformën zgjedhore, megjithatë për mendimin tim, kjo nuk përbën asnjë problem sepse drafti është i dakordësuar. Nëse Kuvendi mund të vendosë që të zgjasë mandatin e komisionit të reformës zgjedhore, ai mund të rikthehet dhe të shqyrtohet aty, ose në të kundërt mund të marrë rrugën e shqyrtimit në komisionin e ligjeve, për të kaluar në seancë plenare. Mendoj që nuk përbën problem ky element nga ana proceduriale.”

Sipas Gjiknurit, ky kod i ri nuk ka shumë gjëra ndryshe, dhe theksoi faktin se ishte një marrëveshje politike, dhe në këtë kod u adresuan ato që ai i quajti frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike.

Damian Gjiknuri: ”Në fakt ky kod i ri nuk është se ka shumë gjëra ndryshe. Kuptohet ka disa gjëra ndryshe që reflektojnë më shumë shqetësime të dala nga disa raporte të ODIHR-ut, por më shumë nga shqetësimet që i ka ngritur opozita shqiptare. Ky kod ishte një marrëveshje politike për të qetësuar ose për të zbutur polaritetin politik, retorikën mbi 2 vjeçare rreth zgjedhjeve, dhe ku në këtë kod u adresuan të gjithë frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike siç i kërkonte ajo kryesisht. Mund të them që është një nga kodet e para që përgjithësisht zëre se është shkruar nga vetë Partia Demokratike, me qëllimin që mazhoranca kërkonte që të hiqte çdo lloj alibie, çdo lloj pretendimie nisur nga ajo çfarë ka artikuluar Partia Demokratike lidhur me zgjedhjet.”

Etiketat e lidhura

Damian Gjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.