Vota nga Diaspora/ Mbi 14 mijë të regjistruar dhe 2352 kërkesa të miratuara

Sipas KQZ-së, kërkesat nga Diaspora për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë 14261 deri në orën (20:00), ndërsa janë miratuar 2352 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 9,837 (69.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 4,424 (31.0%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 4,422 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3,901 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 2,662 dhe mbi 56 vjeç janë 1,848 kërkesa për regjistrim.

Të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 1,428 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 402 kërkesa. Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 4,289, e ndjekur nga Greqia me 3,011, Gjermania me 2353 si dhe nga SHBA me 1352.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 2717, më pas bashkia e Fierit me 1236, Durrës me 722 e ndjekur nga Shkodra me 573.

SHKARKO APP