“Votimi do jetë politik për studentët e mjekësisë”, deputetja Gjergji: Ligji do çohet në Kushtetuese!
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e PD-së Zheni Gjergji ka komentuar kushtin e qeverisë për kontratën 5-vjeçare ndaj studentëve të mjekësisë në këmbim të diplomës, se diskutimet në Kuvend do të bëjë që të kemi një votim politik.
Projektligji për studentët e mjekësisë lidhur me kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomës, çfarë do bëni për t’i ndaluar?
Ky ligj ka hyrë me procedurë të përshpejtuar dhe s’kemi pasur shumë mundësi për të diskutuar me studentët, kërkuam shtyrje, por opozita këmbëngul këmbë që të votohet. Nëse do shkojë në diskutime nuk kemi asgjë në dorë, nuk ka asnjë reagim po shkojnë drejt një votimi politik.
Cilat janë qëndrimet e studentëve?
Qëndrimi i studentëve është i qartë, kërkojnë një rishikim të projektligjit për mos i shkelur të drejtat, kanë qenë të mirë përgatitur, e njihnin ligjin dhe e kishin zbërthyer projektligjin e tyre më mirë se deputetët.
Si do t’i vini në ndihmë studentëve?
Ata na kanë sugjeruar që të kenë takim me Presidentin dhe në Gjykatë Kushtetuese, nuk ka asnjë vend në botë dhe Evropë që ka bërë këto politika shtrënguese.
Do e çoni ligjin në gjykatë Kushtetuese?
Të humbësh këta studentë të aftë është fatkeqësi për sistemin tonë. Nëse ne nuk i mbështesim studentët me pagë të mirë, bursa dhe të ketë një politikë të mirë që të rijnë në Shqipëri, me kushte shumë të mira atëherë asnjëherë ata nuk do të qëndrojnë këtu. Nuk mund të punojë mjeku me një karrige dhe një tavolinë, mundësitë janë koncesionet korruptive marrin aq para sa për të ndërtuar qendra shëndetësore në vend dhe për ta kthyer sistemin shëndetësor aty ku duhet. /Panorama/