Votimi i Vetting-ut, Zheji: Është antipatik fakti që quhet bashkim votash. Aromë tradhtie nga PD

118 vota shkuan pro zgjatjes së Vetting-ut, dhe çudia është fakti që PD i ka votuar këto ndryshime ndërkohë që kanë qenë 5 vite kundër në lidhje me këtë çështje. I ftuar në ”Open”, analisti Artur Zheji tha se ka të bëjë me një aromë tradhtie megjithatë nuk dihet nëse është bërë për t’i bërë qefin Ramës. Zheji tha se është pak antipatik fakti që quhet bashkim votash, por quhet një votim i Vetting-ut.

”Mendoj se në 2016 u votua nga 140 deputetë nën presion, u tha dhe madje dhe njerëz të inkriminuar e votuan atë. U votua disa ligje anekse PD nuk i votoi, por LSI i votoi. Lind ideja është kjo një tradhti e Bashës apo është beteja për institucionet. O do jesh jashtë institucioneve ose do jesh brenda.

Ka një aromë tradhtie, për ata që e akuzojnë Bashën siç thotë Berisha jo pengu, jo brava. Politika është kjo, mund të bëjmë spekulime pse Rama nuk e votoi sot, por s’mund të nisemi nga ky fakt.

Janë 2 ministra të Ramës në burg mos harroni. Cili ishte interesi i PD që ti bënte qefin Ramës? Nuk mendoj që është një bashkim i votave por një votim i Vetting-ut. Kështu u bë në 2016. Është pak antipatik fakti që quhet bashkim votash, por quhet një votim i Vetting-ut. Nuk ka dramë, nuk shoh çudi, o do votosh vettingun o do bllokosh Vetting-un dhe SPAK”.

SHKARKO APP