Votimi nga emigrantët, 17 mijë të regjistruar dhe 2626 kërkesa të miratuara

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 16867 deri sot në orën (17:30), ndërsa janë miratuar 2626 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 11444 (67,8%) kërkesa, ndërsa femrat janë 5423 (32,2%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 5197 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 4625 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 3128 dhe mbi 56 vjeç janë 2233 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 1684 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 860 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 5060, e ndjekur nga Greqia me 3679, Gjermania me 2702 si dhe nga SHBA me 1632. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 3930, më pas bashkia e Fierit me 2908, Korça me 1862, Durrësi me 1443 etj.

SHKARKO APP