Votohet kryesia e re e PS-së, emrat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi publikoi emrat e anëtarëve të zgjedhur për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste.

Blendi Klosi u rizgjodh sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri rizgjidhet sekretar i Organizimit të Zgjedhjeve, Evis Kushi rizgjidhet sekretare e Gruas, Milva Ikonomi rizgjidhet sekretare për Programin, Romina Kuko rizgjidhet sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Roi Bashaj sekretar për Rininë

Anëtarët e zgjedhur të kryesisë së PS-së janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

“Fushata zgjedhore i afrohet kulmit të saj. E quaj një përgjegjësi dhe vlerësim të jashtëzakonshëm të rikonfirmimit tim në këtë detyrë”, u shpreh Klosi.

 

SHKARKO APP