FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Voton Alimehmeti: Nuk ka parregullësi, nuk dha një numër për anëtarët që do të marrin pjesë në proces

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat në Primaret e Sali Berishës për bashkinë Tiranë, foli për mediat sapo përfundoi votimin. Ai tha se nuk ka parregullësi, ndërsa nuk dha një numër për anëtarët që do të marrin pjesë në proces.

“Në listë jam kandidati i gjashtë, të gjithë listat janë bërë të mundura me email. I kanë shkuar të gjithë kandidatëve në formë zyrtare në afatet e përcaktuar. Të gjitha janë të dhëna. Jo të gjithë simpatizantët mund të vijnë për të votuar por numri është i madh.

Ne e kemi të qartë listën e votuesve nga fillimi në fund, shifrat mund t’i merrni te komisioni. Fushata ka qenë pozitive, s’ka pasur incidente. Situata të vogla që zgjidhen në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha janë zgjedhur sipas modaliteteve dhe afateve”, tha Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?