Voton edhe Jozefina Topalli: Që sot fillon një kapitull i ri

Drejtuesja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka votuar në njësinë përkatëse. E shoqëruar nga familjarë të saj, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se sot nis një kapitull i ri për shqiptarët. Topalli kandidon në disa qarqe.

“Unë jam e sigurtë se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”, deklaroi Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?