Votuesit nga jashtë vendit më 25 prill, zbulohet shifra

Në zgjedhjet e 25 prillit do të mund të votojnë për herë parë vetëm 854 shtetas shqiptar që kanë deklaruar vendin e banimit jashtë vendit.

Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku sqaron se shtetas shqiptar që kanë plotësuar kriteret ligjore për deklarimin e vendbanimeve jashtë vendit janë vetëm 921 shtetas. por nga këta vetëm 854 kanë të drejte vote.

”Këta shtetas kanë deklaruar dhe kanë aktive në sistem adresën jashtë territorit të Shqipërisë, por mund të kenë vendbanim kryesor në Shqipëri”.

SHKARKO APP