Vranë të riun duke e qëlluar 27 herë me thikë, burg për autorët

”Burg pa afat”, vendosi në seancën e parë Gjykata e Elbasanit për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të dyshuar në përfshirjen e ngjarjeve kriminale në Elbasan, konkretisht në masakrimin me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar plot 27 herë.

Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin e rasteve.

Kujtojmë se gjatë periudhës hetimore, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi prova shkencore që provojnë autorësinë e ngjarjejeve. Ndërsa ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkisnin viktimës Regis Runaj, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kamerat e sigurisë në biznese dhe qytet kanë faktuar përndjekjen që dy autorët i kanë bërë prej disa ditësh 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Ndërkohë polumbarët para dy ditësh gjetën armë në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ato janë dërguar në një laborator në Tiranë dhe pritet dalja e përgjigjeve nëse kanë lidhje me ekzekutimet e mësipërme apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?