Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit, 16 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?