FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Territori Shqiptar deri në orët e pasdites do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore.

Orët vijuese sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 16°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?