Vranësira dhe reshje, si paraqitet moti këtë të dielë

Sipas njoftimit të Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e diel do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohen vranësira të mesme deri të dendura, të cilat herë pas here do të ndërpriten nga intervale të shkurtra kthjellimesh gjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht deri në orët e paradites.

Në zonat qendrore dhe jugore të vendit, reshjet pritet të jenë më intensive, duke marrë herë pas here formën e shtrëngatave, ndërsa lokalisht nuk përjashtohet edhe rënia e breshërit. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme dhe me intensitet kryesisht të ulët në shumicën e qarqeve. Ndërkohë, në rajonet perëndimore dhe veriore priten episode shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet mesatar, ndërsa në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, në lartësitë mbi 1000–1100 metra, priten reshje të dobëta bore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje në jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 16 m/s. Sa i përket detit, valëzimi do të paraqitet i konsiderueshëm, me forcë 4 deri në 5 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?