Vranësira dhe reshje të herëpashershme, ja si pritet të jetë moti këtë të diel
Të dielën, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Parashikohen vranësira të herëpashershme deri të dendura, por me intervale kthjellimesh, kryesisht përgjatë bregdetit dhe lokalisht në zonat jugore gjatë pasdites.
Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të dobët dhe vende-vende mesatar, në formë shtrëngatash të shkurtra. Gjatë orëve të ditës, reshjet do të vazhdojnë të jenë të lehta, ndërsa në zonat veriore mund të ketë shtrëngata deri në orët e pasdites. Në Alpe dhe në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindor në veriperëndimor me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa në bregdet dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s. Deti parashikohet me valëzim të ulët, në forcën 1 deri në 2 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

