Vranësira dhe reshje të herëpashershme në veri dhe ultësirën perëndimore
E mërkura do të karakterizohet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje të herëpashershme në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve:
-
Vranësirat do të jenë më të theksuara në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore.
-
Reshje të dobëta shiu priten në veriun dhe verilindjen malore, ndërsa në mesditë mund të shfaqen edhe në pjesë të ultësirës perëndimore.
-
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare prej 8 m/s, por në zonat bregdetare dhe luginore do të arrijë deri në 17 m/s, duke krijuar kushte për turbullira të lehta lokale.
-
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.
Në përgjithësi, dita do të sjellë mot të luhatshëm, por pa episode ekstreme. Kujdes në zonat malore dhe në bregdet për shkak të reshjeve dhe erës.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?
Results
Vota totale: 9385

