Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Gjatë darkës vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 14ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 18ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?