Vrasës i Boçit? Zbardhet rrëfimi i të riut

Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjeçarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë në 16 janar 207. Autori i dyshuar Tori (Hektor) Xhecuka, 30-vjeç ka qenë për më shume se 6 muaj në hetim. Gjatë kësaj kohe, ai ka jetuar në një banesë me qira në zonën e ”21 dhjetorit”. Gjatë këtyre muajve mësohet se ai ka dalë ilegalisht nga Shqipëria ne Kosovë dhe në Greqi. I riu u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë tek kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm. Policia i sekuestroi 2 telefona të cilëve po u kryhet ekspertiza. Xhecuka nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë se: ”Nuk kam lidhje me ngjarjen”. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet me tepër. Policia dyshon se i riu është vrasës me pagesë dhe po heton për disa ngjarje kriminale.

Arrestimi

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë arritur që të identifikojnë autorin e dyshuar të vrasjes së Emiljano Boçi, më 14 janar të këtij viti. Identifikimi i Tori (Hektor) Xhecuka, 30-vjeç, erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 30-vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Swiss Digital Mobile Reklama

30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D. Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera”.

Atentati

Të dielën e 14 janarit, Emiljano Boçi, me të dashurën e tij dhe mikun që ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 19:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover” të Boçit, që ishte e parkuar pranë restorantit që të rinjtë darkuan. Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32-vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura e tij, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26-vjeçari, Melvi Disha.

Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana në atë kohë u sqarua se objektiv i atentatit, ka qenë Emiljano Boçi. Por duke qenë se shoku i tij ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai.

Atentatori ka qenë duke e pritur Boçin dhe i ka studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Në momentin që ka dalë nga lokali, ai ka pritur momentin që të hipte në makinë dhe ka qëlluar. Një mik i viktimës, që ndodhej gjithashtu në lokalin ku ata kishin darkuar, ka dalë jashtë rastësisht pak momente pas ngjarjes. Kur ka parë se çfarë kishte ndodhur, ai ka hipur në makinën e Emiljano Boçit dhe i ka transportuar në Spitalin Ushtarak.

Sipas mjekëve, 32-vjeçari, mbërriti i vdekur në spital, ndërsa në trupin e tij u konstatuan tri plagë me armë zjarri. Plagët kanë qenë të gjitha në pjesën e pasme të trupit, një në qafë dhe dy të tjerë në shpinë. Ndërsa shoku i tij Melvi Disha mori vetëm një plumb në shpatull. Policia tha në atë kohë pas ngjarjes se në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja model “Gfl Luger”, të kalibrit 9 milimetër.

30-vjeçari, i arrestuar dje si autorë i kësaj ngjarjeje dyshohet se arma që ai qëlloi ndaj objektivit të tij ishte me sileciator. Vendi ku ndodhi atentati ndaj Emiljano Boçit, në mes të një blloku pallatesh në krah të Policisë Bashkiake, duket se është zgjedhur jo më kot nga autori i ngjarjes. Zona edhe pse shumë e populluar, nuk kishte ndriçimin e mjaftueshëm, si dhe ka disa rrugica që e kanë favorizuar Xhecukën për t’u larguar pa rënë në sy të banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?