Vrasësi i Edisonit ka hyrë në Shqipëri pak ditë para ngjarjes

Policia dhe Prokuroria bien në gjurmë të personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci pak ditë më parë në Durrës. Ka dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë.

Ky person, i cili ka patur rolin e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt. Autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qënë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës.

Vrasësi me pagesë mendohet se streohej në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarisht se ka qënë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht grupi hetimor po mbledh prova që e lidhin këtë person me vrasjen, por deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë pavarsisht kontrolleve. Edison Harizaj u ekzekutua 6 ditë më parë në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq ngë një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padriono” i Vlorës. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe shoku i tij Genci Caci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhaferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. Gjithashtu 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?