Vrasësi Shqiptar rikthehet në Britani, jeton si refugjat lufte

Një vrasës shqiptar i  dënuar me 15 vjet burg, ishte në gjendje të kalonte përsëri në Britani, pavarësisht ekstradimit vetëm pesë vjet më parë. Ardian Rragami, 45 vjeç, fluturoi për në Britani duke u paraqitur si refugjat kosovar, pasi në vitin 1998 atij ju dha një dënim me 15 vjet burg për vrasjen e një njeriu në vendin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur media Britanike, “Daily Mail”,e cila ka kontaktuar me zyrat e refugjatëve, se për Rrgamin thuhet se ka gëlltitur gënjeshtrën e tij si refugjat dhe i është dhënë azili, si jeton si refugjat lufte.

Interpol zbuloi se Rragami ka qenë duke punuar si një ndërtues në Essex në vitin 2009 dhe ai u ekstradua në vitin 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas thirrje për të ulur dënimin e tij, ai u ribashkua me gruan e tij dhe dy fëmijët në Hertfordshire në 2014, pasi përfundoi dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës shtoi se: “Z. Rragami është ndaluar nga oficerët e Emigracionit dhe zbatimit dhe ata janë duke ndjekur depërtimin e tij nga Britania e Madhe. “Ai nuk ka qenë kurrë një qytetar britanik dhe është përgjegjës për dëbimin në bazë të bindjeve të tij jashtë shtetit”.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?