Vrasja aksidentale e 13 vjeçarit në Mat, policia i vë prangat poseduesit të armës

Policia e Matit ka vënë në pranga poseduesin e armës, si pasojë e së cilës një 13-vjeçar, ditën e djeshme, humbi edhe jetën.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin : P.S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?