Vrasja Dritan Lamajt, Prokuroria: Brenda javës ankimojmë vendimin

 

Prokuroria e Përgjithshme do të apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që i dha pafajësinë Arben Frrokut, i akuzuari kryesor i organit të akuzës për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj.

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se vendimi do të apelohet brenda javës duke kërkuar rikthimin e biznesmenit në burg.

Zyra e Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm ka reaguar duke thënë, se akuza nuk komenton vendimin e gjykatës por brenda javës ata do të apelojnë këtë vendim pasi provat dhe dëshmitë e depozituara në gjykatë faktojnë vrasjen e kryer nga Arben Frroku.

Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm Albi Seriani sqaroi se sapo gjykata të japë vendimin e arsyetuar,  atëherë nga organi i akuzës do të ketë dhe një qëndrim zyrtar për pafajësinë e biznesmenit.

Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku i cili dyshohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj fitoi pafajësinë.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në cilësinë e kryesuesit të 5 gjyqtarëve në seancën pranë krimeve të rënda, Dritan Hallunaj paraqiti vendimin q rrëzonte provat e Prokuorisë.

Ndër të cilat ishin dëshmia e personit të mbrojtur, eksperimenti kohor, përgjimet telefonike, alibinë se Frroku ndërroi makinë pas vrasjes pretendim i akuzës si dhe me ekspertin e 21 janarit Ndoc Çardaku u rrëzua dhe prania e elementëve të qitjes gjetur na pallton e Frrokut. 

SHKARKO APP