Vrasja e 19-vjeçares në Shkodër, pas sherrit për një kënge

Ngjarja e rëndë e dy netëve më parë, ku një vajzë 19-vjeçare mbeti e vrarë dhe u plagos rëndë i fejuari i saj dhe një 56- vjeçar, ka ndodhur për një këngë.

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes, që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në lokalin me muzikë live në afërsi të Bushatit.

Gjithashtu kanë arrestuar tre persona, mes të cilëve autorin e dyshuar të krimit. Burime të Policisë bënë të ditur se natën e ngjarjes, Paulin Ndoja, 22 vjeç, kishte shkuar në lokalin ku kishte muzikë live me të fejuarën e tij 19-vjeçare Elsa Tusha, si dhe shokët e tij Toni Toma. Pas rreth 2 orësh në lokal, ata kanë porositur një këngë tek orkestra, por ajo nuk po këndohej ende.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë pohuar grupit hetimor se vonesa e këngës i ka nervozuar të rinjtë dhe, me sa duket, edhe nën efektin e alkoolit ata kanë nisur të kërkojnë llogari se përse nuk po e këndonin ende këngën e porositur prej tyre.

Në këtë moment ka ndërhyrë 56-vjeçari Selim Aleti, i cili kujdesej për lokalin. Ai u ka kërkuar tre të rinjve që të presin edhe pak sa të vijë radha e këngës së tyre. Por ata kanë nisur të debatojnë me 56-vjeçarin. Më pas, këtij të fundit i ka ardhur në ndihmë djali i tij, Mirsad Aleti, i cili është konfliktuar me dy klientët…

SHKARKO APP