Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, RENEA rrethon zonën për kapjen e autorit të dyshuar

Forca të shumta policie dhe efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një zonë në Korçë, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i vrasjes së 20-vjeçarit J.Z.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e tjera të Policisë kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, por nuk e kanë gjetur atë në banesë. Kontrollet vijojnë në zonën përreth, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

20-vjeçari u vra pasditen e së shtunës në Korçë me armë zjarri, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen është identifikuar K.S, i cili mësohet se ka qenë shok fëmijërie me viktimën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmive paraprake, Zuko ka tentuar t’i largohej autorit duke u futur në një zonë mes pallateve. Megjithatë, ai dyshohet se është zënë në pritë pranë hyrjes së një pallati, ku autori ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima dhe autori i dyshuar mësohet se janë rritur së bashku, ndërsa hetuesit po verifikojnë pistën e një konflikti të hershëm mes tyre si motiv të mundshëm të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar në Komisariat tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni ose të jenë të përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen.

Forcat e Policisë vijojnë kontrollet në disa zona të Korçës për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?