Vrasja e 25-vjeçarit, pedagogia: Kemi frikë deri në palcë për të ngritur zërin

Pedagogja Jonila Godole, i ka dhënë një analizë vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i repartit Shqiponja. Sipas saj, 25-vjeçari u vra për 30 mijë lekë të vjetra gjobë që do të merrte. ”Për 30 mijë lekë të vjetra gjobë që do merrte, i iku jeta një 25-vjeçari. Një akt i paprecedent që nuk mund të justifikohet me arsye qesharake, jo mu duk sikur kishte armë, jo ndriçimi ishte i pamjaftueshëm”,-shkruan Godole në facebook.

Reagimi i plotë

Per 30 mije leke te vjetra gjobe qe do merrte, i iku jeta nje 25 vjeçari. Nje akt i paprecedent qe nuk mund te justifikohet me arsye qesharake, jo ‘u duk sikur kishte arme’, jo ‘ndriçimi ishte i pamjaftueshem’. Ndjekja urgjente penale e trupes ne sherbim eshte me e paketa qe duhej bere. Sot iu mor jeta Kodianit, neser do na ndodhi mua, ty, atij tjetrit. As ne komunizem nuk vritej njeri cepave te rrugeve, po i sajohej nje proces paçavure me deshmitare te rreme.

Kurse sot policia e gjasme shtetit demokratik del e vret per thyerje karantine e per mosvenie maske. Pa bere fushata komunikimi dhe ndergjegjesimi, por vetem burg, terror kolektiv, presion dhe vrasje. Kjo vrasje si dhe shume te tjera jane pasoja dhe jo shkaku, i funksionimit defektoz te nje shteti qe ne qender nuk ka garantimin e jetes, te drejtave dhe prosperitetit te qytetareve, por rritjen e pushtetit personal te „nomenklatures“ se re, permes korrupsionit, nepotizmit dhe krimit. Dhe situata me gjase do te perkeqesohet.

Ne vazhdojme te heshtim per kulturen e pandeshkueshmerise qe u instalua ne Shqiperi pas 1990-es kur nuk u denuan krimet ndaj shqiptareve per 45 vjet diktature. Dhe e njejta praktike vazhdon me krimet e kryera nga 1990 e deri sot. Kemi mbetur nje shoqeri e perçare si dikur nga lufta e klasave, e mpire plotesisht ne gjykimin ndaj te mires dhe te keqes, e brejtur moralisht nga trushpelarja e komunizmit, e verbuar aktualisht nga propaganda digjitale, me frike gjer ne palce te ngreme zerin ndaj dhunimit te perditshem, dhe ia dalim te bashkohemi vetem ne kauza padrejtesie individuale, vrasje a perdhunime. Nuk mjafton.

SHKARKO APP