Vrasja e 25-vjeçarit/ Salianji: S’mjafton dorëheqja e Lleshajt, të zbardhet tentativa për manipulimin e ngjarjes

Teksa prej më shumë se një ore qindra qytetarë po protestojnë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke dënuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shkruan në “Facebook” se nuk mjafton vetëm dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj.

Sipas ish-deputetit, duhet drejtësi e plotë edhe për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes!

“Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën! Duhet drejtësi!”, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?