Vrasja e ambasadorit rus, Ilir Kulla: Jemi në vorbullën e një lufte
Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla në një prononcim pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov shprehet se kjo vrasje “sjell kaos trazirë frikë dhe mbi të gjitha dëshminë që jemi gjithnjë e më shumë në vorbullën e një lufte”.
Ilir Kulla e shikon të rrezikuar edhe rajonin në rast se do ketë një futje të Turqisë në luftë. “Nëse Turqia futet në një lufte, Ballkani futet në luftë, por edhe sikur mos futet është kufiri i parë i luftës”, shprehet ai.
I pyetur se kush ishin shkaktarët e vërtetë të kësaj vrasjeje, ISIS, Turqia, Rusia dhe Allepo? Kulla përgjigjet se janë të gjitha bashkë, por është një akt terrorist që vjen si rrjedhojë e të gjitha ngjarjeve të fundit.
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla përmbahet të përashikojë një luftë të tretë botërore, por ai është i sigurt për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit rajonal. Citynews