Vrasja e balerinës, Prokuroria: Burg përjetë Kuliçit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Artur Kuliçit, i akuzuar për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të Sonila Dervishi (Tafa). Dervishi punonte si balerinë në një lokal nate në periferi të Tiranës, dhe u qëllua me armë nga Kuliçi në 5 prill të vitit 2013.

Sipas prokurorisë, gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambientet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambientit. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij. Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

 

Kërkesa e plotë e prokurorisë

 

Nga hetimet ka rezultuar se:

Me date 05.04.2013 ne lokalin “XXXXXX”, Tiranë, rreth ores 01.30 prane nje podiumi te salles kryesore te ketij lokali kane qene edhe  dy tavolina, ku ne njeren ishin dy cifte ndersa ne tjetren ngjitur me te tre persona, dy meshkuj dhe nje femer.

Rreth ores 02.00 njeri nga meshkujt e tavolines treshe, i veshur me pantollona xhins dhe bluze te bardhe, i identifikuar si i pandehuri Artur KULICI, ka shtyre dhe fyer njeren nga vajzat e tavolines ngjitur, pasi kjo e fundit e ka prekur ate padashje me bryl. Sjellja ka shkaktuar dhe reagimin e djemve ku ndodhej vajza e fyer, e  konkretisht G.GJ dhe R.B,  te cilet jane share dhe goditur, por me nderhyrjen e  bodygardeve, situata eshte qetesuar pasi palet jane nxjerre jashte salles, ku Arturi e shoku i tij jane lene ne oborrin e lokalit, ndersa grupi tjeter eshte lene per momentin ne hollin para hyrjes kryesore.

Pas pak minutash, duke menduar se tashme pala tjeter duhej te ishte larguar, deklaruesit G.GJ dhe R.B se bashku me bodygardet jane drejtuar per ne pjesen e pasme ku ata kishin lene dhe mjetin e tyre e sakaq nga nga pjesa e deres se rrethimit ka ardhur i pandehuri Artur Kuliçi i ndjekur nga shoku i tij N.Q, te cilet jane ndeshur me G.GJ dhe R.B qe akoma nuk kishin hypur ne mjet dhe jane perleshur me ta.

Menjehere kane nderhyre perseri bodyguardet, te cilet kane ndare palet e duke i shoqeruar respektivisht te pandehurin dhe shokun e tij tashme jashte rrethimit, ndersa deklaruesit R… dhe G…. perseri ne pjesen e brendshme te lokalit ku kishin qene edhe pak me pare.

Rreth dhjete minuta me pas, kur vertete tashme ishte e sigurte se i pandehuri ishte larguar, pala tjeter perseri nen shoqerine e bodigardeve eshte percjelle deri tek mjeti per tu larguar me pas ne banesat e tyre.

Pas ndoshta 3-4 minuta, sipas deklaruesve B.H dhe H.R, nga ana e personelit te mbetur ne lokal si dhe pamjeve filmike te regjistruara nga kamerat ne pjesen ballore te lokalit, pikerisht tek dera e hekurt eshte pare nje mjet BMW ngjyre te zeze me targa te huaja, ku brenda tij vendin e drejtuesit te mjetit ka qene i pandehuri Artur KULICI dhe ne vendin e pasagjerit G. HODO.

I pandehuri ka ndaluar mjetin thuajse perballe hyrjes kryesore te lokalit, teresisht e xhamte kjo, nga dritarja e shoferit ai ka shtene  rreth 5-6 here ne drejtim te deres se lokalit  ku nderkohe dilnin vazhdimisht klient dhe ne nje distance fare te afert ne shpine te tij ka qene dhe nje femije i cili brenda oborrit po shiste paketa cigaresh.

Si rezultat i ketyre qitjeve te regjistruara, ne oren 02.43’.00” ore ne te cilen sapo kishin dale jashte nje cift i panjohur, ka mbetur e vrare shtetesja Sonila TAFA e eshte plagosur ne kembe  shtetesja R.K dhe jane rrezikuar seriozisht per jeten e gjithe pjesa e klienteve te cilet kane qene pas saj.

Nga veprimet e para hetimore eshte saktesuar se mjeti me te cilin ishte realizuar krimi ishte parkuar pas ngjarjes diku ne rrugen “Jordan MISJA” dhe pas verifikimeve te bera ai eshte gjetur ne banesen e shtetasit T.B.

Nga deklarimet e personave qe tregojne rrethana te hetimit, kryesisht familjare te shtetasit T.B ka rezultuar e vertetuar me pas se mjeti  i mesiperm eshte sjell ne oborrin e baneses se tij nga ana e te pandehurit Artur KULICI, i cili me pas, nepermjet kusherinjeve te tij, ka komunikuar me djemte e T.B, duke ju kerkuar atjyre t’ju dorezonte celesin e mjetit per ta larguar e per ta hequr ate.

Nisur nga keto zhvillime te kesaj ngjarje eshte dyshuar fillimisht per nje rol aktiv te djemve te shtetasit T.B ne ngjarjen ne fjale per me shume dhe se mjeti i krimit ishte gjetur ne banesen e tyre ndaj ne keto kushte eshte ushtruar kontroll ne banesen e ketij te fundit ku eshte gjetur dhe nje arme automatike pa qyte me sigurese te hapur pa kreher ne fole, gje per te cilen eshte dyshuar djali i T.B,shtetasi Elton Bajraktari, i cili i pyetur ne lidhje me armen ne fjale, sqaron se ajo ka mbetur ne banesen e tyre prej kohesh dhe nuk eshte perdorur ne asnje rast..

Nga ekspertizat e realizuara ne lidhje me kete arme eshte saktesuar se

Akti i ekspertimit teknik date 11.04.2013  se;

a) arma objekt ekspertimi eshte automatik model 56 kaliber 7.62 eshte ne gjendje te rregullt teknike dhe e afte te realizoje qitje

b) gezhoja model  56 kaliber/,7.62 te fiksuar ne ngjarjen e dates 09.08.2012 dhe date 24.02.2013  nuk jane qitur nga arma objekt ekspertimi.

Nga hetimet e metejshme ka rezultuar si me poshte :

a.Kqyrja e vendit te ngjarjes jane evidentuar 6 gezhoja model 54 kaliber 7.62,nje plumb, si dhe nje kemishe plumbi, te cilat sipas aktit te ekspertimit teknik balistik date 19.04.2013 jane ekspertuar duke konkluduar se:

1.gezhoja, predha dhe kemisha u perkasin fishekeve luftarak standart mod 54 kaliber 7.62 qe perdoren nga pistoletat “TT”e -“ZASTAVA”-

2.ne gjashte gezhojat objekt ekspertimi u evidentuan gjurme te mekanizmave  te armes qe i ka qitur

3. gezhojat jane qitur nga nje arme e vetme

b.Sekuestrimi dhe kqyrja e pamjeve filmike te regjistrimeve te realizuara nga kamerat e sigurise ka treguar se

1.mjeti ne fjale i tipit “ BMW” me ngjyre te erret, ka si drejtues nje person me bluze te bardhe e floke te rene dhe ne vendin e pasagjerit nje femer bionde.

2. qitjet e realizuara nga ana e drejtuesit te mjetit jane qitje te drejtperdrejta,me nje objektiv te caktuar qe del dhe nga menyra e perqendrimit te autorit,

3.ato jane qitur ne nje moment kur ne dere ka patur levizje personash te cilet hynin dhe dilnin nderkohe.

c.Mjeti me te cilin eshte realizuar krimi i sekuestruar ne banesen e shtetasit  T.B eshte vertetuar tashme se eshte lene pas ngjarjes nga ana e te pandehurit Artur KULICI.

 d.Akti i ekspertimit mjekoligjor date 09.05.2013 se

1. ne trupin e shtetases Sonila DERVISHI u konstatua plage  tejshkuese me vrime hyrje nga ana e djathte ne anen e majte..

e. Akti i ekspertimit mjekloligjor date 16.04.2013-

1.         ..ne trupin e shtetases R.K u evidentua plage arme zjarri ne kercirin e majte..

2.         ..keto demtime jane me predhe me arme zjarri..

3.         ..keto demtime hyjne ne kaegroine e demktimeve qe kane shkaktuar humbje te aftesise per pune ne masen mbi nente dite..

SHKARKO APP