Vrasja e çiftit Pasho, zbulohen prova në shtëpinë që nusja mori me qira

Placeholder Image

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. Mediat italiane shkruajnë se policia italiane është shumë afër zgjedhjes së misterit të vrasjes dhe masakrimit të çiftit.

La nazione shkruan se janë gjetur gjurmë të gjakut në lavamanin e shtëpisë në Fontana që nusja Elona Kalesha u mori çiftit Pasho me qira. Këto gjurmë mund të ketë ardhur nga larja e thikës ose sharrës të përdorur për copëtimin e trupave të çiftit Pasho.

Gjurmët gjenetike, që mund të çojnë tek viktimat ose tek ata që janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë, u zbuluan në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në apartamentin në Fontana.

Po ashtu, mediat italiane njoftojnë se seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk është kthyer ende.

Çifti shqiptar kishte mbërritur një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.

E fundit që i kishte parë ishte Elona, ​​e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj, nga e cila një grua, në ditët në vijim, u pa tek transportonte disa valixhe të cilat mbanin erë.

Nën hetim për këtë ngjarje janë Elona Kalesha, Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

SHKARKO APP