Vrasja e Çollakut: Gjaku i gjetur në bagazh s’është i Denis Shtrazës

Gjaku i gjetur në bagazhin e fuoristradës “BENZ ML”, në pronësi të ish-policit në kërkim Ervin Dalipaj, nuk është i Denis Shtrazës.

Ekspertët e ADN pranë Policisë Shkencore, kanë arritur në konkluzion se gjaku i gjetur në bagazhin e mjetit, e që korespondon me gjakun e gjetur në fashetën me të cilën i kishin lidhur duart viktimës Gazmend Çollaku, nuk është i Denis Shtrazës.

Kjo përgjigjie tashmë ëshët bërë pjesë e dosjes penale pranë prokurorisë për krime të rënda, të cilët po hetojnë rrëmbimin me pasoj vrasjen e Gazmend Çollakut. Ekspertët thonë se kampioni i ADN i marr nga pshtyma e Denis Shtrazës është krahasuar me kampionët e gjakut të gjetur në bagazhin e mjetit dhe fashetën me të cilën i kishin lidhur duart Gazmend Çollakut. Nga krahasimi rezultoi se nuk ëshë i njejtë, duke ngritur dyshime se gjurma e gjakut mund të jetë e ish-efektivit të policisë i cili i fshihet drejtësisë. Siç duket për hetuesit, prova shkencore që implikonte Shtrazën në rrëbimin e Çollakut nuk doli siç dyshohej, çka i mbetet t’i lehtësohet pozita penalë në këtë process hetimor. Burimet nuk thonë se ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me të arrestuarin Denis Shtraza, i cili që në momentin e arrestimit ka mohuar përfshirjen në rrëbmin dhe më pas vrasjen e Çollakut.

Nga ana tjetër, edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj nga dita e rrëmbimit dhe vrasjes, policia e prokuroria nuk kanë sigurar ndonjë provë konkrete që mund të çoj hetuesit drejt identifikimit të autorëve të kësaj vrasje. Burimet thonë se po punohet në rrugë operative nga policia e shtetit për të bërë të mundur gjetjen e ndonjë prove të mundshme, që identifikon tre rrëmbyesut e Çollakut mbrëmjen e 6 janarit në Durrës. Ndërkohë burime nga prokuroria, i thanë ABC News se janë disa pista që organi i akuzës po ndjek, si ajo e vrasjes për përfshirjen në ngjarjen e dhjetorit ku u vranë dy persona në Durrës, pistën e trafikut të drogës dhe influencat e shpërndarjes dhe ajo e gjobëvënies./ABC

SHKARKO APP