Vrasja e diplomatit/Atentatori: “Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje”!
“Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje“. Kjo ka qenë thirrja e radikalit islamik, rreth moshës 20-25 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov.
Diplomati në momentin e goditjes ishte duke mbajtur një fjalim ku përmes fotove tregohej Rusia e parë nga turqit. Bëhet me dije se agresori ka qëlluar në ajër ndërsa sipas mediave janë parë edhe persona të tjerë në tokë të cilët mund të jenë plagosur.
Aleppo është, qytet sirian i cili është marrë nga forcat qeveritare të ndihmuara nga Moska.
Nesër në Moskë mblidhen ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar situatën dramatike në Siri. Ndërkohë prej ditësh në Turqi zhvillohen protesta lidhur me luftën në Siri.