Vrasja e Doshit, snajperisti i sëmurë mendor

 

Dje, Dom Doshi nëpërmjet një statusi në facebook ka sjellë një tjetër emër të përfshirë me ngjarjen e tij, që sipas tij vërteton se deputeti socialist do të vritej nga Ilir Meta. Sipas deklaratës së Doshit, Petrit Çinari, një ish-oficer i specializuar si snajper është porositur për ta vrarë. Por për fat të keq të deputetit të Shkodrës edhe ky version ka dështuar pa nisur mirë, pasi sipas dokumenteve që disponon një e përditshme, Petrit Çinari është një i sëmurë mendor. “Snajperisti” Çinari rezulton si një person i paaftë mendërisht dhe që sipas familjarëve që prej vitit 2010 i paaftë për të punuar. 

SHKARKO APP