Vrasja e dyfishtë, autori kërcënonte në facebook: I keni hyrë në hak 11 familjeve. Do vijë dita e dhënies së llogarisë
Hamza Muskurti që sot vrau vëllain dhe gruan e tij, problemet që kishte me ta, i ka treguar edhe në rrjete sociale. Përmes një postimi në facebook që mban datën 13 gusht të këtij viti, ai ka shkruar ndër të tjera se vëllai i tij dhe kunata i kanë hyrë në hak 11 familjeve.
”Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë. Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në HAK dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë DRITAN MUSKURTI, NORA MUSKURTI, VISJANA DADA, ARTUR XHUKELLARI do të mbajnë përgjegjësi para ZOTIT, shtetit dhe njerëzve.
Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë.
Varr mos pacit kushdo qoftë pas këtyre profileve në facebook që nxirni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja tju vijë TURP, haram e pacit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do tju shoqërroje dhe gjatë vdekjes”,-shkruan ndër të tjera.
Ai duket një ekstremist islam, bazuar në postimet në profilin e tij në Facebook. Autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është baba i gjashtë fëmijëve. ”FAKTET & ARGUMENTAT kundër të gjithë atyre që shpifën, akuzuan, hodhën baltë mbi mua, familjen time, fëmijët e mi dhe fenë ISLAME, dëshmitë tregojnë pafajësinë. Ju kam lënë Zotin, Ja ALLAH, Ja ALLAH, JA ALLAH merr hak mbi to, i ankohem ALLAHUT kundër tyre kurtheve të tyre, që ju DASHAMIRËS, SHOK & MIQ i dini mirë kush janë. Larg ligësisë, pabesizë, bukëshkelësve, spiunëve, akuzuesëve, hipokritëve, burracakëve, frikacakëve & skuthave”.