Vrasja e dyfishtë, Eduart Lamaj burgim të përjetshëm. Kurse Ilir Likaj dënohet me 33 vite

Këtë të martë, Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Në dëshminë e tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 30 majit të vititi 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, teksa Bujar Lika dhe Paulin Gjergji po pinin kafe në shoqërinë e njëri tjetrit u sulmuan me armë nga skuadra me 4 persona.

SHKARKO APP