Vrasja e dyfishtë në Durrës, Prokuroria: Burg përjetë Odise Verbofshit

Prokuroria mbyll dosjen dhe i kërkon gjykatës dënim përjetë për Odise Verbofshin, i arrestuar në shkurt të vitit të kaluar, për vrasjen e dy vetëve. Prokuroria pretendoi se ai e ka pranuar krimin dhe se është shprehur i penduar para akuzës.  

Megjithatë Odise Verbofshi, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të rinjve nga Fushë-Kruja, Shaban Babasi dhe Alfred Kasalla, të cilët pas ekzekutimit me plumb në kokë, janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti, ku njeri prej trupave ndodhej i mbyllur në bagazhin e tij.

Grupi hetimor pas hetimeve ka vërtetuar se vrasja e dy të rinjve ishte kryer në banesën e autorit të vrasjes në zonën e Shkozetit dhe më pas trupat e pajetë janë transportuar pranë ish-Kënetës.

Nga hetimet e para, policia ka ngritur dyshimet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e 32-vjeçarit, Odise Verbofshi, Gazep Pili, i cili ka njëkohësisht edhe lidhje gjaku me autorin, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje dy pistoleta dhe 74 kilogramë lëndë narkotike.

SHKARKO APP