Vrasja e dyfishtë në Laç, 10 mijë euro mjekëve për të mjekuar ilegalisht autorin

Ekzekutimi në Laç i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ka si autor Eduart Lamaj. 30-vjeçari u dërgua në një klinikë private dy netë më parë nga familjarët e tij dhe rastin e morën përsipër dy mjekë.

Një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye, dy mjekët janë arrestuar nga Policia.

Operacionin e kishin planifikuar te një spital privat pranë “Qytet Studenti” në Tiranë, por familjarët e të riut kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin.

Dy mjekët e identifikuar me inicialet V.M, 42-vjeç dhe B.L, 46-vjeç, u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

SHKARKO APP