Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Dëshmia e autorit: Rapsodin e kisha mik

Lezha u trondit të hënën e 27 prillit nga një vrasje e dyfishtë. Autori Aleksandër Përdodaj në seancën e së mërkurës, ka mohuar para togave të zeza se ka vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni. Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e kanë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Me kokën ulur, i shoqëruar nga forca të shumta policie, të cilat ishin pozicionuar edhe në tarraca të ndërtesave aty pranë, për të shmangur një hakmarrje të mundshme, Përdoda është shoqëruar në gjykatë e më pas drejt burgut.

Nga ana tjetër, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, 8 muaj më parë por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkupton se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh por është larguar nga aty rreth orës 10:00.

“S’kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16:00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim”.

Policia tha më herët se Përdoda ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, Lezhë, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K.M dhe P.S. Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH Shkodër. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi A.P, 40-vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A.P dhe në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i këtij shtetasi, për veprën penale “vrasja”. Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.P, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave. Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E.P, si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit”.

SHKARKO APP