Vrasja e dyfishtë në Shkodër, shoqërohen 30 persona

Policia e Shkodrës ka zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së djeshme të 2 shtetasve, Edmir Aliajt dhe Edmond Batras dhe plagosjes së Amarildo Piranit. Ekzekutimi mendohet të jetë bërë nga vrasës profesionistë, ndërsa pas tyre në motor i ka ndjekur një makinë pa targa dhe brenda saj kishte persona të maskuar.

Deri më tani nga dëshmitarët e pyetur policia ka zbuluar pak detaje rreth autoreve, ndërsa është thene se motori dhe mjeti pa targa kane lene me shpejtesi zonen duke ju drejtuar daljes se Shkodres.

Nuk dihet numri i personave të maskuar në mjet që kanë ndjekur ekzekutuesit, ndërsa deri më tani në komisariat janë shoqëruar rreth 30 persona që po pyeten për ngjarjen, raporton ora news.

Personat në automjet nuk dihet nëse ishin porositësit e vrasjeve apo ishin edhe ata të paguar për të mos lejuar dështimin e këtij atentati.

Ndërkaq, policia ka hapur dosjet e vjetra të viktimave për të gjetur detaje rreth konflikteve të mudshme që kanë qenë akoma të hapura. Hakmarrja është piste kryesore hetimi. Njërit nga viktimat sipas policisë i është bërë atentat edhe më herët, por ka dështuar.

SHKARKO APP