Vrasja e efektivit/ Drejtori i Policisë, Skënder Hita mbërrin në Korçë
Aktualitet E Enjte, 4 Qershor 2026 14:49
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Korçës. Kjo lëvizje vjen pas operacionit të policisë për kapjen e Violand Braçellarit, ku u vra një polic dhe një tjetër u plagos. Më herët Hita vizitoi tek Trauma policin e plagosur, ku për mediat nënvizoi se do të bëhet një hetim i thelluar lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar si të rëndë, humbjen e një efektivi të Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

