Vrasja e efektivit, kush dështoi? Nën hetim çdo hallkë e Policisë së Shtetit

Familjarë, kolegë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të forcës “Shqiponja”, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit. Ndërkohë, Prokuroria e Korçës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetime të detajuara për të zbardhur nëse operacioni ishte planifikuar dhe zhvilluar sipas procedurave të parashikuara.

Hetimet janë përqendruar te vlerësimi i rrezikshmërisë së objektivit, Violand Braçellari, si dhe te vendimi për të mos angazhuar struktura të specializuara si RENEA apo forca të tjera operacionale. Po verifikohet gjithashtu nëse numri i efektivëve në terren ka qenë i mjaftueshëm dhe nëse janë përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për një operacion të tillë.

Një tjetër fokus i hetimeve është zinxhiri komandues dhe koordinimi institucional, pas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se nuk kishte dijeni për operacionin. Përgjigjet e këtyre pyetjeve pritet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje procedurale apo përgjegjësi në operacionin tragjik që i kushtoi jetën efektivit Enea Mekolli dhe la të plagosur një tjetër punonjës policie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?