Vrasja e elektriçistit, OSHEE: Ndëshkim maksimal autorit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagon për vrasjen e elektiçistit në Shkodër.

Përmes një njoftimi për mediat, OSHEE i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes se elektriçistit, Zamir Velaj, i cili humbi jetën në një ngjarje kriminale në fshatin Oblikë të Shkodrës.

Në deklaratë thuhet se OSHEE e dënon me forcë këtë akt të rëndë që kryhet ndaj një punonjësi të kompanisë në krye të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatori i Shpërndarjes kërkon nga organet e drejtësisë ndëshkimin maksimal të autorit të kësaj vepre penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

OSHEE thekson se ka qenë dhe do të jetë pranë çdo abonenti debitor me synim gjetjen e formave sa më lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të akumuluara.

Por përkundër kësaj, OSHEE nënvizon se për asnjë arsye nuk do heqë dorë nga konsolidimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?