Vrasja e Elton Çiços, arrestohet mjeku për prishje provash

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e Elton Çiços.

Dyshohet se një nga personat që ishin bashkë me të në tavolinë, pasi ka ndodhur vrasja, ka fshehur armën që mbante viktima. Gjatë bisedës në emisionin “Opinion”, zv/drejtori në Policinë e Tiranës, Ermal Muça tha se arrestimi është kryer me dyshimet e “prishjes së vendit të ngjarjes”.

Muça gjithashtu ka bërë të ditur se Elton Çiço lëvizte me një makinë të blinduar, e cila ishte regjistruar në emër të një personi tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thonë se i arrestuari është mjeku, i cili mbërriti në lokal bashkë me viktimën dhe u ulën në tavolinën ku qëndronte një oficer policie dhe gazetari Spartak Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tentoi të fshehte pistoletën që mbante viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?