Vrasja e Klevis Lleshit, autoritetet ekstradojnë të kërkuarin nga Italia
Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë 44-vjeçari Sajmir Kolaveri, i cili akuzohet për përfshirje në një vrasje të ndodhur në vitin 2020 në zonën e Mamurrasit.
Sipas autoriteteve, Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal në ekzekutimin e shtetasit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur më 5 gusht 2020 dhe e motivuar për gjakmarrje. Pas krimit, ai dyshohet gjithashtu se ka marrë pjesë në transportimin dhe fshehjen e trupit të viktimës në fshatin Shpërdhet.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte vendosur më herët ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për një sërë veprash penale, përfshirë “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje ose asgjësim kufome”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

