Vrasja e kushërinjëve, autori në Gjykatë: Nuk doja t’i vrisja
Nën masa të rrepta sigurie, Markel, Manuel dhe Vincens Bushi mbërritën në gjykatën e Kurbinit, si autorë të dyshuar për vrasjen e kushërinjve Mikel dhe Jani Jushit, mbrëmjen e së dielës në Laç. Gjykata dha masën e sigurisë ”arrest me burg” për të dyshuarit Markel, Manuel dhe Vincens Bushi. Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima. Gjatë hetimeve kanë rrëfyer se krimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se debati në lokal kishte nisur për një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Dëshmia në gjykatë
Mësohet se Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit, por se ishte penduar.
Markel Bushi: Nuk doja t’i vrisja. Jam pendur për atë çfarë kam bërë.
Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës.
Vincenc Bushi: Më goditën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve.
Manuen Bushi nuk ka folur.
KOHA JONË SONDAZH

