Vrasja e Martinit, dhe ”molla e sherrit” Martina Pajollari! Nëna: Vajza është martuar para 2 javësh

18-vjeçarja, Martina Pajollari e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, me të cilin kishte një lidhje, ka shpërthyer në lot pas përfundimit të seancës gjyqësore në Korçë, ku mori edhe masën e sigurisë ”arrest me burg”.

Gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta. Nga dëshminë e saj më herët, 18-vjeçarja ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Miranda Pajollari, mamaja e Martinës, thotë se vajza e saj është e pafajshme. Ajo zbuloi për gazetarët, edhe se vajza e saj ka vetëm 2 javë që është martuar.

”Qante bërtiste çupa. Nuk është e vërtetë. Ne e morëm për tjetër gjë. I kishin thënë ka të dashur Valter Mollën, po ai sa ajo ka vajzën e tij. Janë të pafajshëm të gjithë, vajza dhe 3 djemtë. Na kërcënonin, policia kur morën vajzën dhe e futën aty në paraburgim. Të nxjerrin çupën dhe ato të tre janë të pafajshëm. Vajza ka 2 javë që është martuar, ja ku ka ardhur edhe bashkëshorti”.

SHKARKO APP