Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, Gjykata e Apelit lë në burg dy të rinjtë

Lihen në burg shoqëruesit e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau më 28 shtator nënkomisarin Saimir Hoxha. Ndonëse shokët e autorit Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar dhe “Përkrahje e autorit të krimit” kishin kërkuar një masë më të butë, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur burg pa afat.

Dy të rinjtë ishin në makinë me autorin e krimit Aldi Ramën kur ndodhi vrasja. Ata ishin ndaluar nga policia për kontroll, pas një operacioni anti-drogë në zonën e Ishull Shëngjinit, pranë lagunës së Vainit në lezhë. Pak orë pas vrasjes së efektivit të policisë, 21-vjeçari vrau veten me të njëjtën armë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?