Vrasja e Santiago Malkos, kalon për gjykim Ilir Selmani
Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të Ilir Selmanit, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.
Në gjykim është kaluar dhe çështja ndaj Elvis Gaxhajt për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “prodhim e shitje të narkotikëve”, ndërsa për Xhoni Nicën është vendosur pushim i çështjes.
Selmani u arrestua në prill të vitit 2020, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Santiago Malkos. I dyshuar dhe si i përfshirë në klanin “Duka”, Selmani ra në prangat e policisë në afërsi të maternitetit “Koço Glizoheni”.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Malkos, pasi u kap nga disa kamera sigurie teksa mblidhte mbeturina dhe i hidhte në një kosh pranë vendngjarjes.